Shehu: Evitimi i Tiranës nga Pompeo, një “shuplakë” qeverisjes Rama

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, zhvilloi këto ditë një tur vizitash në Maqedoni, Mal të Zi, Greqi dhe Itali. Në axhendën e ngjeshur të kryediplomatit amerikan ra në sy mungesa e një vizite në Shqipëri.

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu shprehet se mos ardhja e Pompeo në Tiranë është një shuplakë për politikat e qeverisë “Rama”.

“Sekretari i Shtetit ndërsa po bën një tur takimesh shume te rëndësishme në Rajonin tonë, duket sikur evitoi Tiranën. Në fakt ai me vizitat e tij në Itali, Mal i Zi, Maqedoninë e Veriut e Greqi “rrethoi” Shqipërinë duke vizituar vendet anëtare të NATO ne Rajon, përveç vendit tone. Shkaqe në fakt ka shumë për ta bërë këtë, janë deformimet e thella të demokracisë sonë, qe ndoshta vetëm Maduro po i realizon”,- shkruan Shehu.

Ish-ministri shton se “devijimet, papërgjegjshmëritë dhe kondicionimet serioze të politikave tona të jashtme dhe rajonale nga faktorë lindore, që po bëhen gjithmonë dhe më shqetësuese për politiken amerikane e për të cilat Sekretari i Shtetit foli qartësisht në Greqi. Dhe kjo vjen mbas vendimit te Bundestagut për procesin tone te integrimit, tashme i bllokuar qe prej vitit 2015”.

SHKARKO APP