Shehu: Kryeministri – Ministër i Jashtëm po shkatërron integrimin e diplomacinë shqiptare

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare Tritan Shehu deklaron se Kryeministri Edi Rama, i cili m,ban dhe postin e Ministrit të Jashtëm po shkatërron integrimin e diplomacinë shqiptare.

“Kryeministri – Ministër i Jashtëm po shkatërron integrimin e diplomacinë shqiptare.

Së pari, të publikosh bisedat informale me Presidentin e Francës, Macron, nuk mendoj se është thjesht një gafë e rëndë diplomatike, por tingëllon si një provokacion që dëmton marrëdhëniet me atë personalitet, me atë vend mik dhe shton pengesat qoftë dhe aty për integrimin tonë.

Së dyti, të sulmosh BE-në në politikat e saj të integrimit, ta akuzosh atë me epitete krejt jashtë etikës diplomatike, janë përsëri jo thjesht humbje “ekuilibri”, por insulte (fyerje) me pasojë negative politike për ne.

Së treti, të akuzosh pa baza Brukselin dhe vendet anëtare, të kërkosh të fshehësh mbas të tilla akuzave përgjegjësitë e tua për problemet që po kalon Shqipëria që nga deformimi i thellë i demokracisë, shkatërrimi i institucioneve përfshi dhe të drejtësisë, korrupsioni, krimi galopant, Republikën e kanabisit të krijuar, trafiqet, varfërinë, emigracionin masiv, etj., është si të kërkosh të fshehësh “minaren në trastë”, gjë që tregon se nuk po mendon për të korrigjuar sado pak, përkundrazi.

Së katërti, të mos kuptosh qartë veccanërisht tani që Maqedonisë së Veriut i është ccelur “drita jeshile”, ndërsa neve një vend historikisht i lidhur me Perëndimin e pa ato probleme të fqinjit, konsiderohemi si “delja e zezë”, tregon se nuk do ta kuptosh këtë realitet të rëndë të krijuar nga kjo qeverisje, për arsye…

…të lidhura me vullnete, interesa e strategji të qëllimshme për të penguar integrimin e vendit e mbajtur ate nën këto pushtete kulte, larg Perëndimit e BE-së, të lidhura këto me detyrime të imponuara, apo të dyja bashkë për vazhdimin e kësaj rruge pa krye?

Këto janë pyetje të hapura që presin përgjigje, tashmë jo nga Kryeministri, por që shqiptarët më 25 Prill do t’ia japin atij”, shprehet ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

SHKARKO APP