Shehu: Mungesë antibiotikësh, shëndetësia në kolaps
Kreu i departamentit të Shëndetësisë pranë PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar me një postim në rrjetin e tij social facebook, se ka mungesë antibiotikësh në spitalin Ushtarak e që jeta e pacientëve është në rrezik. Më tej Shehu ka shtuar se ka mungesa të kemioprepatatet, mungojnë protezat dhe kitet laboratorike.
“Kjo nuk është më një risi e realisht dhe nuk përbën më një lajm për ne. Sot spitali mund të ketë vetëm një apo dy lloje antibiotikësh, jo ato që nevojiten për çdo pacient), mbas dy ditësh gjen vetëm një lloj tjetër, e kështu me radhë. Kemiopreparatet mjaftojnë vetëm për 50% të pacientëve me tumor dhe këto vijnë me vonesa të mëdha apo jo çfarë duhet për secilin pacient”, ka thënë Shehu.
Gjendja është alarmante kur pacientët janë të detyruar që të blejnë në farmaci me shpenzimet e tyre propofolin që ju duhet për anestezi. “Për terapi të personalizuar as që bëhet fjalë. Laboratorët spitalore nuk kryejnë shumë nga procedurat speciale e të thelluara. Pacientët detyrohen të blejnë në farmaci edhe Propofolin për anestezi”, tha Shehu.
E për sa i përket situatës në rrethe, departamenti i PD-së për Shëndetësinë, pretendon se jemi në një gjendje tragjike në spitalet e rretheve e që mungojnë specialistët. Po shkojmë drejt kolapsit ka thënë Shehu dhe ju ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masa se jo vetëm që nuk po ofrohet shëndetësi falas ka akuzuar Shehu por po shkojmë drejt rrënimit të sistemit shëndetësor. “Kjo është “Shëndetësia falas”, për këtë duhet të diskutojmë, edhe për çfarë nuk u bë vite më parë, duke paraqitur rrugët konkrete të zhvillimit”, ka apeluar Shehu.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

