Shehu: PD do të përballet me regjimin në të gjitha arenat, edhe në Parlamentin e ri
Kandidati i PD-së që fitoi mandatin e deputetit, Tritan Shehu, thotë se opozita do të përballet me këtë “regjim”, siç e quajti ai qeverinë, në të gjitha arenat për të dokumentuar masakrën zgjedhore.
”Që ka pasur një masakër elektorale kjo është vërtetuar edhe nga hulumtimet sipërfaqësore të bëra nga KQZ dhe KAS, që ka pasur një përdorim masiv të parave për të blerë vota, kjo është e qartë. Kjo krijon një deformim të thellë në demokracinë shqiptare për të cilën PD do të përballet, duke përdorur të gjitha tribunat, arenat, brenda dhe jashtë vendit dhe parlamentin që do të krijohet në shtator.
PD duhet të përdorë të gjitha hapësirat e mundshme që ka për t’u përballur me këtë regjim, brenda Shqipërisë, brenda parlamentit, në rrugë, jashtë vendit, me partnerët tanë, duke çuar kudo librin e zi të këtyre zgjedhjeve, për atë që ka ndodhur në Shqipëri.
Por, a ishte momenti i duhur për zgjedhjet brenda PD për kryetar? “Kjo është diçka e mbyllur, pasi vendimit të këshillit. Kjo gjë nuk duhet dhe nuk do të ndalojë dokumentimin e krimit elektoral në zgjedhjet e 25 prillit”,- u shpreh Shehu për ”A2cnn”.