Shehu: Rama kërkon të “zëvendësojë” Brukselin me Beogradin

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu deklaron se vizita e Edi Ramës në Serbi dhe marrëveshje për Shengenin Ballkanik është një mashtrim me qytetarët shqiptarë.

Ai shprehet se idetë e krijimit të zonave “Shengen” nuk e afrojnë vendin me BE, por e mbajnë larg Brukselit.

Postimi i Tritan Shehut në Facebook:

Te flasesh per “Shengen” ballkanik tashme eshte mashtrim, qytetaret tane levizin lirshem ne Rajon.

Mini “Shengeni” ballkanik eshte vetem nje kamuflim trashanik i nje forme “Beneluxi”, ide vjeter kjo e atyre qe duan ta mbajne Rajonin tone larg BE, duke ringjallur endren serbe te Jugosllavise se Re e ofruar neve Lindjen.

Mbasi Shqiperia humbi ne keto 6 vite rolin lider ne Rajon si faktor stabiliteti e qender referimi, mbasi Rilindja ndihmoi qe ky rol t’i kaloje Serbise, me kete inisiativen e fundit kjo kerkon edhe ta “zyrtarizoje” kete, duke u sinkronizuar me te gjithe ata qe mendojne se nuk mund te kete nje Ballkan Perendimor stabel pa Serbine ne qender te tij.

Askush mos te mendoje se shqiptaret mund mashtrohen deri ne ate pike sa Beogradin ta marrin per Bruksel e BE mund ta shkembejne me hapesirat lindore.

SHKARKO APP