Shehu: Rama në SHBA, nuk guxon të mbajë asnjë qëndrim për “Planin e Paqes” së Trump

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka komentuar vizitën e Edi Ramës në SHBA dhe mesazhet e kreut të qeverisë.

Në një reagim në Facebook, Shehu shprehet se Edi Rama nuk ka bërë asnjë koment për “Planin e Paqes” së Trump në Lindjen e Mesme, një nga projektet më kryesore të SHBA për momentin.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

“Rama nuk guxon të bëjë asnjë prononcim publik për “Planin e Paqes” se Trump!

Ndersa Pompeo vizionar, sinkron me politiken tradicionale amerikane evokon vetem rolin e Shqiperise si faktor kryesor stabiliteti ne Rajon, duke “anashkaluar” personalisht Kryeministrin, i cili ne te vertete po ja kalon kete rol Serbise e nxjerre ne plan te dyte shqiptaret.

Sic e kisha paralajmeruar, asnje fjale nuk u tha publikisht nga Rama pas takimeve me Pompeo dhe me O’Brein, per mbeshtetjen e involvimit te plote amerikan ne Lindjen e Mesme, levizja e fundit me e rendesishmja e me pozitive e Trump kjo ne lidhje me Sigurine Globale.

Të jeni te bindur qe brenda mureve i ka siguruar per besnikeri, por vetem brenda mureve, me ze te ulet qe mos te degjohej jashte tyre…

Rama i paska shpjeguar termetin, KCK, Mini Shengenin (Jugosllavine e Re) Sekretarit te Shtetit e Keshilltarit dhe asnje fjale nuk paska thene per solidarizimin shqiptar me inisiativen e madhe amerikane te sigurise..!!!

E besoni, une jo! O tempora o mores!”.

SHKARKO APP