Shehu: Selia e PD s’do të merret me dhunë! Protesta në 8 janar për të forcuar partinë
Çfarë do të ndodh më 5 janar, do ta lirojë Lulzim Basha zyrën e PD-së?
Deputeti Tritan Shehu e përjashton mundësinë e një kompromisi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kjo pasi për të është një çështje që shkon përtej këtyre të emrave të përveçëm. Ai e përjashton mundësinë e një skenari dhune.
“Është normale që Komisioni që po drejton PD-ja dhe ky drejtim është aktiv u bë dhe referendumi i takon të veprojë dhe të marrë vendime për PD. Selia nuk është pronë e askujt, nuk është pronë e asnjë deputeti, është pronë e të gjithëve dhe është vendi nga ku instalohen forumet drejtuese të PD, shoh këtu diçka krejt normale, është thjesht për zbatimin e vendimeve legjitime.
Basha është tashmë i larguar, e largoi Kuvendi dhe ratifikimi i Kuvendit që u be, PD nuk ka një kryetar aktual derisa të bëhen zgjedhjet e reja. Basha nuk është kryetar i PD është një vendim i marrë, deliberative dhe pa asnjë luhatje dhe dyshime në të.
Selia e PD është e marrë, ajo është pronë e PD dhe nuk ka dhunë për ta marrë, se është pronë e PD dhe çdo gjë do të zhvillohet në mënyrë normalë për t’u marrë në dorëzim selia për të vijuar më tej me riformatimin e PD, është një proces që nuk ka nevoje që të diskutohet që do të ndodhë ndryshe. Veprim formal të marrjes në dorëzim të asaj strukture”,-tha në “Report Tv”.