Shehu: Shqiptarët e dinë se presidentin e Bolivisë populli e “dërgoi” azilant
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka bërë një paralelzim mes zhvillimet në Bolivi dhe situatës në Shqipëri. Në Bolivi, presidenti Juan Evo Morales u detyrua të arratiset si azilantë në Meksikë, pas protestave disa javore të qytetarëve që e akuzuan për vjedhje të zgjedhjeve.
Në një reagim në Fabook, Shehu thotë se është parim universal se kur populli lëvizë, nuk ka forcë që e ndal.
Mesazhi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:
Shqiptarët e dinë se presidentin e Bolivisë populli e “dërgoi” azilant në Meksikë!? Mbasi Morales deformoi procesin e votimit bolivianët protestuan për javë të tëra, pa ndërprerje e të vendosur pikërisht për vendosjen e demokracisë aty.
Rezultati i kesaj rezistence popullore eshte ne foton e meposhteme, nisja e Morales neper nate me avion për në Meksike pa biletë kthimi.
Kur populli “lëviz” nuk ka force që ta ndalojë, por duhet të “lëvizë” me fuqinë e tij për të mbrojtur pikërisht të sotmen e te ardhmen e vet.
Ky është një parim universal për vendosjen e mbrojtjen e demokracisë kur institucionet nuk duan apo nuk mundin ta sigurojnë këtë.
Atehere eshte fjala e “sovranit” qe “ben ligjin”.
Ky parim eshte i vlefshëm edhe per shqiptaret, askush nuk duhet ta harroje kete, autokrate dhe te vuajtur, te paret per te mos ta trashur zullumin, te dytet per te qene koshient se si mund ta këpusin atë kur trashet.