Shehu: “Shtyj sa ta shtysh”, motoja hipokrite e Ramës!
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur hipokrizi të dyfishtë qëndrimin e kreut të qeverisë, Edi Rama i cili sipas tij aktron para shqiptarëve, ndërkohë që të huajve u kërkon ndihmë.
Por sipas Shehut, qeveria Rama paratë e buxheti i çon për PPP-të, ndërkohë që kërkon ndihmë dhe donacione nga jashtë.
Reagimi i plotë i Shehut
Shtyj sa ta shtysh”, motoja hipokrite e Ramës!
Me teatralitet Kryeministri përpiqet t’u ofroje shqiptarëve për kalimin e pasojave të tërmetit “qiejtë”, por vetëm në 3D; ndërsa me hipokrizi takon partnerë apo të tjerë për t’i bindur të na ndihmojnë.
Mirë bën që i takon, por ndërkaq nuk ndërpret si domosdoshmëri apo si një mesazh serioziteti ndaj qytetarëve apo partnerëve financimet abuzive qoftë dhe të PPP-ve më skandaloze, për t’ia kaluar ato fonde përballimit të gjendjes, kur vetëm për shëndetësinë me 2020 do të paguhen 40 M$ për ato.
Të aktrosh me shqiptarët e t’i kërkosh partnerëve të të ndihmojnë, kur vazhdon të keqpërdoresh të ardhurat publike, është një hipokrizi e dyfishtë!
Shqiptarëve u duhet thënë e vërteta, donacionet nga jashtë do të jenë vetëm një pjesë ndihmëse për çfarë do të nevojitet nga buxheti ynë në kapërcimin e katastrofës; kjo do të jetë shumë dhe e vështirë për ne, pra duhen mirëshfrytëzuar kapacitetet tona.
Prandaj për të siguruar edhe atë mbështetje të partnerëve duhet t’i bindim ata se nuk do të abuzohet me fondet e tyre, gjë që nuk mund të bëhet duke vazhduar të abuzohet me buxhetin, siç po këmbëngul Kryeministri.
Praktika e ”Strucit” nuk funksionon me partnerët, por dhe me shqiptarët nuk mund ”ta shtysh gjatë” kështu!