Shehu: Thirrja e Ramës për kanabisin “mjekësor” ri-krijoi “Republikën e Kanabisit”! Të publikohen të dhënat e “Guardia di Finanzia”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu vlerëson se thirrja e Edi ramës për kanabisin “mjekësor” ri-krijoi “Republikën e Kanabisit” në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, Shehu thekson se historia e vitit 2016 po përsëritet, kur dhe atëherë ishim në prag të zgjedhjeve për të cilat duhen Euro për t’i blerë, banda për të mbledhur votat, e presion mbi votuesit, etj,. Në këtë kontekst, Shehu akuzon qeverinë për mungesë transparence duke kërkuar që të publikohen të dhënat e “Guardia di Finanzia”, pasi siç thotë ai, vendi sot është mbushur përsëri me kanabis.

Dhe si atëherë para 4 vitesh, ku gjithçka u parapri nga fabulat në 3 D të “Kanabisit mjekësor”, të cilat të konvertuara në realitet nuk janë gjë tjetër për vendin tonë veçse “kanabizimi” i Shqipërisë e sundimi i drogës, krimit, degradimi i rinisë, rrënimi i demokracisë së bashku me procesin zgjedhor!

“Thirrja e Ramës për kanabisin “mjekësor” ri-krijoi “Republikën e Kanabisit”! Ndërsa institucionet tona mbajnë të fshehura të dhënat alarmante edhe ato italiane! Po ndodh si më 2016-ën, kur dhe atëherë ishim në prag të zgjedhjeve për të cilat duhen Euro për t’i blerë, banda për të mbledhur votat, e presion mbi votuesit, etj,. Jo shumë kohë më parë Kryeministri foli për ligje të reja për të lejuar të ashtuquajturin Kanabisi “mjekësor”, gjë që siç pritej e për të cilën u bë dhe siç neve e paralajmëruam qartësisht… vendi sot është mbushur përsëri me kanabis. Kështu, Shqipëria mund të quhet rishtazi “Republika e Kanabisit”, siç e quajta më 2016-ën. Me sipërfaqet e mbushura me atë, grupet kriminale që e kontrollojnë e po pasurohen, terrorizimin që u bëhet qytetarëve të thjeshtë, vrasjet që janë bërë të zakonshme, pikërisht duke pasur në thelb këtë veprimtari kriminale, etj, etj,. Dhe si atëherë, gjithçka u parapri nga fabulat në 3 D të “Kanabisit mjekësor”, të cilat të konvertuara në realitet nuk janë gjë tjetër për vendin tonë veçse “kanabizimi” i Shqipërisë e sundimi i drogës, krimit, degradimi i rinisë, rrënimi i demokracisë së bashku me procesin zgjedhor! “Çuditërisht” këtë vit nuk po bëhen publike as të dhënat e fluturimeve të “Guardia di Finanzias” italiane të filluara prej qershorit e që kanë identifikuar sipërfaqe shumë të mëdha të kultivuara, por që asnjë nuk e di nëse u shkatërruan nga Policia shqiptare, apo u korrën nga grupet kriminale, duke bërë legjitime një pyetje: Pse Shteti shqiptar nuk ka bërë e nuk bën transparente as këto të dhëna si vitet e mëparshme, çfarë fshihet mbas kësaj heshtjeje?”, thekson në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

SHKARKO APP