Shehu: Trump rrëzoi hijet aventureske të Ramës. Do të hapet ambasada e Shqipërisë në Jeruzalem?
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu thotë se hijet aventurseke të kryeministrit Edi Rama, nuk janë harruar në SHBA. Sipas Shehut, në marrëveshjen Kosovë-Serbi e bekuar edhe nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “Kosova doli një si identitet i pa varur, dhe është krejt e kundërta e programit Vuçiçian të proklamuar nga ju”. Në lidhje me hapjen e ambasadës kosovare në Jeruzalem apo transferimi i asaj serbe po aty, Shehu nuk nguron që të kujtojë që Shqipëria doli me votë kundër nismës së SHBA për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem, vendim që shkaktoi një reagim të fortë politik e publik në Shqipëri kundër këtij vendimi të qeverisë “Rama 2”. “Do ta vendosni ambasadën e Shqipërisë në Jeruzalem”?, e pyet Shehu-Ramën.
Postimi i plotë
Rama me mareveshjen e Washingtonit si “hajduti qe bertet kapeni hajdutin”! Do te ishte me mire qe Kryeministri mbasi ta pershendeste ate mareveshje te mos tentonte ta perdorte per polemika, por nuk ke cfare ben kur te “djeg”! Duke degjuar dje Z.Rama qe morri “guximin” per te mbrojtur te pa mbrojteshmen dhe te akuzoje te pa akuzueshmit nepermjet asaj, kur i vetmi qe mund te akuzohet eshte ai vete, dua t’i them:
Se pari ato elemente te diskutueshem aty jane pasoje e politikave te tij te mbrapshta, qe ne keto vite zbehen pozicionin e Shqiperise, lidhjet tona me Perendimin e aleatet kryesore, duke i kaluar Vucic rolin paresor per stabilitetin e Rajonit.
Ju po falenderoni me te drejte sot Presidentin Trump, por mos harroni cfare keni thene per ate duke tentuar te interferoni ne zgjedhjet e atij vendi epiqender e demokracise, si dhe “hijet” qe mund te kene lene ato veprime aventureske.
Nqs aty flitet per “Shengenin Ballkanik”, nuk flitet per ate inisiative te Vucicit tellalli i se ciles ju u bete. Ndryshimi thelbesor eshte se ju dhe Vucic ne mareveshjen e Nishit e late ne hije Kosoven duke e futur tek entiteti i “Jugosllavise se Re”. Presidenti amerikan e imponoi ate si identitet te pa varur, dhe kjo eshte krejt e kunderta e programit Vucician te proklamuar nga ju.
Z. Kryeminister, ju si struci anashkaloni gjithashtu dicka thelbesore aty, ju vertet mendoni se ne ate mareveshje u futen rastesisht maredheniet diplomatike Kosove-Izrael, denimi i Hezbullahut, u deklarua hapja e ambasades kosovare ne Jeruzalem apo transferimi i asaj serbe po aty? Nga sa me kujtohet ishit ju qe denuat ShBA me vote per keto inisiativa e te ngjashme, duke krijuar edhe zullume te tjera te rrezikeshme. Besoj nuk i keni harruar ne Washington nuk i harojne! Dhe tashti se fundmi desheroj tju pyes, po ju a do ta vendosni ambasaden e Shqiperise ne Jeruzalem?