Shella: Rama nuk përmend zyrtarët e lartë të korruptuar, ata kanë pushtetin politik e ekonomik

I ftuar në Ora News, kreu i INFOCIP Gerti Shilla u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk flet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, por vetëm për gjyqtarët e larguar nga Vettingu.

Ai tha se këta zyrtarë të lartë mbrohen nga zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët kanë përqendruar në duart e tyre pushtetin politik dhe ekonomik.

Gerti Shella: Ambasada amerikanë ka theksuar çështjet e korrupsionit në administratën publike. Ndërsa kryeministri nuk flet për zyrtarët e lartë të shtetit që korruptohen, por foli për ata që nuk janë më brenda sistemit të drejtësisë. Ata janë le të themi viktima të Vettingut, sigurisht për fajin e tyre. Rama tashmë ka nisur një betejë të re, të padëgjuar më parë për t’i ndjekur deri në skutën e fundit që të mbahet përgjegjësia nga ata.

Zyrtarët e lartë mbrohen nga zyrtarët e lartë. Ata kanë përqendruar tashme pushtetin politik dhe ekonomik. Në vendin tonë të vogël, ku shteti dhe buxheti i tij është burimi më i madh ekonomik, ky pushtet është i përqendruar. Këtu edhe PPP-të nuk merren si risk nga privati, por e merr sërish shteti, duke rënduar mbi xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Shella shtoi se statistikave ke 989 zyrtarë të lartë të kallëzuar në KLSH dhe se në 8 vitet e fundit kemi pasur një dyfishim të denoncimeve lidhur më këtë korrupsion.

Gerti Shella: Pashë që të tryezën e lartë ku foli Rama mungonin gazetarë dhe shoqëria civile që ka reaguar për këtë çështje. Aty nuk kishte aktorë lidhur me çështjen në fjalë. Ka një ligjim të ndryshim mes ambasadës amerikane dhe ligjërimit të kryeministrit. Sipas statistikave ke 989 zyrtarë të lartë të kallëzuar në KLSH. Në 8 vitet e fundit kemi pasur një dyfishim të denoncimeve lidhur më këtë korrupsion. Sigurisht që kjo lidhet edhe me punën e rritur të KLSH-së.

SHKARKO APP