Shemben 5 godinat te Astiri, Tirana në kaos nga trafiku (FOTO)

Pas një aksioni të nisur që në orët e para të mëngjesit, 5 objektet në lotin e parë të ”Unazës së Re” te ish-sheshi Shqiponja, janë hedhur në tokë. Aksioni nisi në orën 06:00, ndërsa shembja e godinave përfundoi tre orë dhe pa asnjë incident. Pas heqjes së inerteve pritet të rifillojë qarkullimi, pasi trafiku është bllokuar. Në total janë 38 godina që janë shembur në këtë lot, ndërsa IKMT do të vijojë sërish nesër me shembjen e një godine 4-katëshe. Kjo ka shkaktuar një trafik të rënduar, siç shihet edhe nga fotot e LSA-së. Rruga e Kavajës është bllokuar nga trafiku. Radhët kilometrike në trafik janë shkaktuar nga bllokimi i qarkullimit për aksionin që po bëhet te Astiri.

SHKARKO APP