Shembja e banesave te “5 Maji”, Petrit Vasili: Këta janë pushtues dhe jo qeveritarë të popullit
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën në lagjen “5 Maji” ku po prishen banesat me qëllim projektin e rindërtimit. Sipas Vasilit ndaj banorëve është duke u ushtruar dhunë çnjerëzore dhe kriminale.
Ai shprehet se këta banorë janë duke u përballuar me hordhitë e policëve të mafies së qeverisë.
Teksa hedh akuza për qeverinë, numri dy i LSI thotë se “Këta janë pushtues kriminalë dhe jo qeveritare te popullit”.
“Ne këto momente tragjike po ushtrohet dhune çnjerëzorë dhe kriminale ndaj banoreve tek 5 maji.
Njerëzit e thjeshte po përballen në këto momente me hordhitë e policeve të mafies së Qeverise.
Qytetaret po përballen me naziskinët e pushtetit, qe s’kanë asnjë lidhje me asnjë norme njerëzore dhe qe shkelin çdo ligj.
Këta janë pushtues kriminalë dhe jo qeveritare te popullit”, thuhet në reagimin e Petrit Vasilit.