Shembja e Teatrit/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së artistëve dhe qytetarëve
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje të veçantë, protestës së artistëve dhe qytetarëve për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. ”Artistët shqiptarë dhe mbështetësit e partisë opozitare u mblodhën këtë të hënë për të protestuar kundër prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në kryeqytet, e cila ka shkaktuar tension të fortë politik dhe një debat të madh për trashëgiminë”,-shkruajnë mediet e huaja.
NEW YORK TIMES
Protestë e re në Shqipëri për prishjen e Teatrit Kombëtar
Artistët shqiptarë dhe mbështetësit e partisë opozitare u mblodhën këtë të hënë për të protestuar kundër prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në kryeqytet, e cila ka shkaktuar tension të fortë politik mes një debati të madh për trashëgiminë.
Duke mohuar masat e qeverisë për tubime masive, qindra njerëz u mblodhën pranë Ministrisë së Brendshme, afër vendit të ndërtesës, për të mbështetur artistët në protestën e tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Teatri u shemb të dielën përpos protestave, si dhe policia duhej të largonte fillimisht një grup artistësh që ndodheshin aty dhe disa drejtues të opozitës.
Artistët që i përkisnin Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kishin bërë presion për rinovimin e godinës së vjetër të teatrit pasi ata e konsiderojnë si trashëgimi kombëtare.
https://www.nytimes.com/aponline/2020/05/18/world/europe/ap-eu-albania-theater-protest.html?searchResultPosition=4
AP NEWS
Protestë në Shqipëri për prishjen e Teatrit Kombëtar
Artistët shqiptarë dhe mbështetësit e partisë opozitare u mblodhën këtë të hënë për të protestuar kundër prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në kryeqytet, e cila ka shkaktuar tension të fortë politik dhe një debat të madh për trashëgiminë.