Shëngjin- Rrjoll, rruga që do të bashkojë dy brigje dhe madhështojë një mrekulli bregdetare

Pakkush është  i mundur të na përcjellë përmes një përshkrimi, atë që është përfytyruese për nga përmasat dhe madhështia, atë që është reale për nga e vërteta dhe përfitimet, për atë që del nga imagjinata dhe bëhet vepër progresi dhe zhvillimi, jo vetëm në aspektin turistik, por edhe ëndërrues, të asaj që synum de do të bëhet realitet.

E kush nuk e ka përfytyruar atë që do të mundësojë bashkimi i Shëngjinit me Velipojën, dy brigjeve dhe dy mrekullive të bregdetit të veriut të Shqipërisë, asaj magjie që është dhe do të mbetet një visar i aseteve që bën të mundur ky investim, kjo vepër publike, kjo nevojë për ta inetgruar këtë mrekukli bregdetare në axhendën e magjepsjes.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, në një postim të bërë në rrjetet sociale, ka përcjell përmes një video, punën e bërë për një bashkim brigjesh, përafrim të dy skajeve, aksesim më i madh dhe më vital i dy plazhve, Shëngjin-Velipojë.

“Shëngjin- Rrjoll, një investim në dobi të qytetarëve e turizmit e që padyshim do të jetë rruga më e bukur panoramike në bregdetin e veriut.”, shkruan në postimin e tij kryebashkiaku i Shkodrës.

SHKARKO APP