Shëngjini, një destinacion i kërkuar edhe këtë sezon veror. Rama publikon videon
Bregdeti i Shëngjinit vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar edhe këtë sezon veror. Për vizitorët dhe pushuesit e shumtë, qëndrimi në këtë plazh është i veçantë, për shkak edhe të pastërtisë që ofron ky bregdet.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të plazhit, duke ftuar pushuesit ta vizitojnë. Shëngjini dalëngadalë po ndryshon edhe fizionominë e tij. Rritja e numrit të të rinjve që e frekuentojnë këtë plazh ka bërë që edhe jeta e natës të ndryshojë.
Plazhet e Kunës, Qendrës së qytetit dhe për të vijuar drejt Ranës së Hedhun, janë një mundësi e mirë, që po shfrytëzohen maksimalisht nga ata që tashmë e kanë njohur dhe e duan Shëngjinin.