Shenjtërimi i Nënë Terezës, Ambasada e SHBA-së: Ka më shumë uri për dashuri sesa për bukë…

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka kujtuar Nënë Terezën, në ditën e shenjtërimit të saj. Ambasada kujton një nga shprehjet ikonike të shenjtores “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë“.

“Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve.

Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza”, shkruhet më tej në postimin e ambasadës.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

SHKARKO APP