Shënohet viktima e parë nga Covid-19 për muajin qershor, 24 të shtruar
Pas një jave pa humbje në jetë nga Covid-19, në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë një pacient nuk e ka fituar betejën me virusin vdekjeprurës. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (7 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2103
Testime totale 740,575
Raste pozitive 132,384
Raste të shëruara 129,702
Raste aktive 230
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 60
Shkodër 54
Berat 33
Korçë 25
Lezhë 20
Elbasan 14
Vlorë 7
Gjirokastër 6
Durrës 4
Kukës 3
Fier 2
Dibër 2