Shënohet viktima e parë pas javëve pa humbje jete. 149 raste të reja nga Covid-19

Pas javëve pa viktima, në 24 orët e fundit një pacient i prekur nga Covid-19 ka humbur jetën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, edhe rastet e reja janë shtuar, ku nga 3757 testime, 149 janë infektuar.

”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76-vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës”.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë. Lajmi i mirë është se janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (06 Gusht 2021)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,753
Testime totale 922,100
Raste pozitive 133,591
Raste të shëruara 130,370
Raste aktive 763
Humbje jete 2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Shkodër 110
Elbasan 80
Vlorë 69
Fier 47
Berat 46
Lezhë 40
Durrës 30
Kukës 20
Korçë 15
Gjirokastër 15
Dibër 3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?