Shënohet viktima e tetë nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë 66-vjeçari në spital

Shkon në tetë nurmi i viktimave nga koronavirusi në vendi tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht se një tjetër pacient i prekur me koronavisur ka humbur jetën në spitalin infektiv. Pacienti 66-vjeçar bëhet viktima e 8 në Shqipëri.

“Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë”, thekson Ministria.

Swiss Digital Mobile Reklama

“66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?