Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Kjo e dielë do të jetë me shtërngata shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se nesër priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe mund të shfaqen edhe në formën e shtrëngatave. Në disa zona malorë pritet të ketë reshje në formën e dëborës.

Ditën e diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët. Gradualisht ato do të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra.

Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.’- njofton SHMU.

SHKARKO APP