Sherefedin Shehu: Kandidimi, përgjegjësi ndaj dibranëve dhe PD-së
I besuari i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu, në një intervistë për Ora News thotë se kandidimin e sheh si përgjegjësi ndaj qytetarëve të zonës së tij elektorale dhe ndaj PD.
“Kandidimi im është më shumë një përgjegjësi që unë e ndjeva para qytetarëve të Dibrës, të cilët më votuan dy herë si përfaqësuesin e tyre në parlament. Por njëkohësisht edhe para PD-së, ku unë kam shërbyer si zëvendës/ministër i saj dhe njëkohësisht tashmë si deputet. Por arsyeja kryesore e ardhjes sime është sepse unë gjykova se Dibra ka nevojë thashmë për një vizion të ri, i cili u ndërpre në vitin 2013″.
Shehu zbulon gjithashtu në këtë intervistë se cilat do të jenë prioritetet e punës së tij nëse fiton zgjedhjet e 11 shtatorit.
“Së pari në mbështetjen e sistemit të vaditjes në bujqësi për të cilën Dibra ka shumë nevojë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës duke përfshirë rrugët, energjinë elektrike, ujin e pijshëm, që do të mundësojnë jo vetëm afrimin e fermerëve me tregun, por do krijojë dhe mundësi të mëdha për turizmin malor, për të cilin Dibra ka potenciale shumë të mëdha”, shton ai.
“Rruga e Arbrit, -thotë deputeti demokrat, -është borxhi që PD u ka dibranëve dhe premton realizimin e këtij projekti. Dhe unë do të jem një lobist i madh dhe besoj me Bashën Kryeministër vitin e ardhshëm ne do të mundësojmë edhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit”.
KOHA JONË SONDAZH

