Sherr masiv në Kuvendin e Malit të Zi, deputeti bën thirrje për luftë (VIDEO)
Tensione, debate dhe dhunë ka pasur në seancën e fundit në Kuvendin e Malit të Zi, teksa pati dikutime për ligjin për liritë fetare. Pas debateve, në orët e vona të natës, pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit nxorrën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi bllokuan votimin e ligjit për liritë fetare. Deputetët u shoqëruan më pas në qendrën e sigurimit shtetëror në Podgoricë. Po kështu një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij.
15 nga 18 deputetët e opozitës janë liruar nga paraburgimi pas ngjarjeve që kanë ndodhur dje në Parlamentin e Malit të Zi. Andria Mandiq, Millan Knezheviq dhe Milun Zogoviq kanë mbetur në paraburgim si të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pengim në punë të personave zyrtarë, njoftojnë mediat malazeze. Tetëmbëdhjetë deputetë të opozitës pro serbe në Parlamentin e Malit të Zi, u ndaluan pas incidenteve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe.
Sipas Kishës serbe, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do të çojë në shkatërrimin e manastireve dhe kishave. Ligji, që u miratua nga mazhoranca, parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para vitit 1918. Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe bënte pjesë në mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.
https://www.facebook.com/marina.jocic.92/videos/2990374074320322/
https://www.facebook.com/marina.jocic.92/videos/2990393804318349/