Sherr në Kuvend. Blushi-Ramës: Çohu frikacak. Kryeministri: Nuk flas me kopjen e Berishës

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=a1b_Q5PBejw&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Pas denoncimit të Ben Blushit sot në Kuvend, se ka marrë kërcënime nga kreu i Bashkisë së Tiranës, në sallën e Kuvendit është krijuar ilaritet. Deputeti Ben Blushi ka kërkuar që Rama të reagojë dhe të mos mbrojë kriminelët.

Deputeti Ben Blushi mori fjalën në Kuvend, sapo ka parë që Edi Rama është futur në sallë. Blushi publikoi një mesazh kërcënues që Elvis Roshi i kishte dërguar në celularin e tij. “O Blush jam Elvis Roshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim. Po borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin e Kavajës me vete. Une tty… dhe këtu janë disa sharje që po ia kursej publikut Një pyetje kam për Ramen: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin? 069700777- Kush është ky? Ervin apo Elvis?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam një pyetje për ty: Pse po ia nxin fatin këtij vendi? Ku e gjen aftësinë për të mbledhur kaq te paaftë. Elvisi në Kavajë Shukriu në Dibër. Me këta njerëz, që kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë se janë dënuar, por nuk kanë frikë të kërcënojnë. Elvis Roshi!!! Pppfff” Blushi kërkoi një reagim nga Edi Rama, por kryeministri ka shtrënguar dhëmbët dhe nuk ka folur asnjë fjalë nga vendi ku po rrinte. Blushi ndërkohë i ka thirrur disa herë në Kuvend: Cohu o frikacak! Fol o frika”…

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga foltorja duke thënë se nuk flet me kopjen e Saliut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?