Sherr në Kuvend. Rama: Nuk jam palaço si ty, zagar. Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca plenare

Situata në Kuvend është tensionuar dhe gjuha është shfrenuar. Në debat është përfshirë kryeministri Edi Rama me deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeajt. ”Nuk jam palaço si ty, ik te cirku, ik ore zagar”, janë fjalët që ka hedhur ndaj Gazment Bardhit, i cili është përjashtuar nga punimet e seancës plenare nga zv/kryetarja Felaj.

Pjesë nga debati

Edi Rama: Palaço cirku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazment Bardhi: Palaço je vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi.

Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash që je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë.

Gazment Bardhi: Je mafioz.

Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço.

Gazment Bardhi: Je legen mafioz.

Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp.

Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz.

Edi Rama: Nuk jam palco që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta. Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?