Sherr në PD për Avokatin e ri të Popullit, Pampuri kundër kërkesës së Bardhit: S’ka autorizim
Zgjedhja e avokatit të ri të popullit ka ngelur pezull në Kuvend, pas mos-dakordësisë së palëve për zgjedhjen e Ledio Brahos. Disa mos-dakordësi të tjera janë duke u shfaqur, këtë herë jo mes PS-së dhe PD-së, por demokratëve në vetvete.
Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryetares së Parlamentit Lindita Nikollës rinisjen e procedurave për avokatin e ri të popullit. Një proces transparent dhe kandidaturë dinjitoze është propozuar prej tij.
Por nënkryetarja e PD-së së vulës, Oriola Pampuri nënvizon se asnjë kërkesë nuk është bërë prej PD-së mbi këtë çështje. Pampuri shkruan në një postim në Facebook, se “pazare politike nën petkun e negociatave nuk është qasje dhe as vullnet i PDSH” dhe njësoj si Bardhi thekson rëndësinë që duhet të ketë përfaqësuesi i këtij institucioni.