Sherr në SHBA/Presidenti Trump: Po më vidhen votat, të ndërhyjë Gjykata e Lartë!

Plas sherri në SHBA në vendin e demokracisë më të madhe të Botës. Presidenti Trump deklaroi se “po më vidhen votat, ndaj Gjykata e lartë të ndërhyjë urgjent”. Ai nuk pranon këto rezultate deri tani, pasi thotë se jemi shumë lart me vota.

Më pas mësohet se presidenti Trump e ka fshirë këtë sms.

Rezultati është në këto momente 238 vota elektorale për kandidatin Biden dhe 213 për Donald Trump.

Kush merr 270 vota elektorale shpallet president.

Ndërkohë Presidenti amerikan Trump është ngjitur në podium në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë dhe e filloi fjalën e tij duke falënderuar familjen e tij dhe miliona mbështetës që dolën për të sonte në votim, njofton BBC.

“Po bëheshim gati për një festë të madhe,” thotë ai. “Ne po fitonim gjithçka.” Duke marrë një ton triumfues, Trump shpalli fitoren e tij të madhe të natës në Florida.

“Ne jo vetëm e fituam atë, por e fituam atë me shumicë,” tha ai

Ai gjithashtu foli për epërsi në Pensilvani – ashtu si bëri rivali Joe Biden më herët natën e zgjedhjeve. Megjithatë, është ende shumë herët për të përcaktuar një fitues në shtet.

Por kandidati demokrat për president në SHBA Joe Biden tha se demokratët janë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet, kurse shtoi se beson në fitore. Ai shtoi se Partia Republikane do të fitojë zgjedhjet.

‘Mirëmbrëma Delaueire. Durimi juaj është për të duruar, por nuk e prisja të shkonte gjatë. Ne ndihemi mirë për atë ku jemi. Ne jemi në rrugën për të fituar zgjedhjet. Duhet të kemi durim, çdo votë duhet të numërohet. Por ne jemi optimistë aty ku jemi, duket se kemi fituar në Arizona, kemi lajme të mira në Xhorxhia, jemi optimist për Usiconin dhe Miliuen. Ne do të fitojmë në Pensilvani. Jam optimist për rezultatin e dua t’ju përgëzoj të gjithëve’, tha Biden.

DW: Zgjedhjet presidenciale: Garë dramatike në SHBA

Gara mes Donald Trump e sfiduesit të tij, Joe Biden mbetet ende e hapur edhe të mërkurën në mëngjes. Disa televizione në SHBA njoftuan, se Trump fitoi në Florida dhe Ohio. Ende priten rezultatet në disa shtete federale.    

Pa fitoren në Florida, presidenti Trump praktikisht nuk do të kishte asnjë shans për një mandat të dytë. Me fitoren e bërë të ditur nga disa televizione amerikanë në Florida dhe Ohio, sërish gara mes Trump dhe Biden bëhet më e ashpër dhe e ngushtë – ndryshe nga ç’mendonin kundërshtarët e Trumpit dhe ç’thonin sondazhet për një fitore spektakolare të Joe Bidenit. Vendimtar bëhet kështu rezultati i zgjedhjeve në shtetet Arizona, Michigan,Pennsylvania, Wisconsin.

Trump: “Ata përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet”

Megjithë sukseset e pjesshme, Joe Biden u shpreh i sigurtë për fitoren: Ai është në “kursin për të fituar këto zgjedhje”, tha kandidati 77 vjeçar para demokratëve opozitarë në qytetin e lindjes, Delaware. Kurse presidenti Trump akuzoi demokratët në natën zgjedhore, se duan t’ia “vjedhin” fitoren. “Ne jemi shumë përpara, por ata përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet.”

US Wahl 2020 Donald Trump ( Chip Somodevilla/Getty Images)

Menjëherë pas mesazhit të Trump, twitter e lidhi mesazhin me një paralajmërim. “Disa nga përmbajtjet e ndara në këtë tweet, janë të kontestueshme dhe me gjasë çorientuese në lidhje më pjesëmarrjen në zgjedhje apo një proces tjetër qytetar shtetëror”, u shkrua në disa gjuhë.

Pas Floridas, Ohios, televizionet amerikane njoftuan për fituesin edhe në shtetet “swing” -që herë zgjedhin demokratët, herë republikanët”. Sipas tyre Trump fitoi në Iowa, Biden në New Hampshire dhe Minnesota. Në Texas, ku Biden kishte llogaritur me fitore, televizionet shpallën Trumpin fitues. Flitet se Biden ka shanse të fitojë në Arizona.

Për fitoren në zgjedhje një kandidat presidencial duhet të fitoje 270 nga 538 të deleguarit e Kolegjit Zgjedhor. Deri më tani Biden ka 223 vota të tilla, Trump 213. Pritej që votimi në disa shtete federale të zgjaste, kësaj here për shkak të pandemisë, ku shumë qytetarë kanë votuar me postë. Paralelisht me zgejdhjet presidenciale, zhvillohen edhe zgjedhjet e pjesshme të kongresit. Këtu demokratët mundën të ruajnë e zgjerojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Demokratët kanë 232 nga 435 vende. Ende nuk dihet, se cila parti do të fitojë në Senat, dhoma tjetër e kongresit. Deri më tani aty dominonin republikanët me 53 nga 100 vende.

US Wahl 2020 Joe Biden (Angela Weiss/AFP/Getty Images)

Fushatën zgjedhore në SHBA e përcaktoi pandemia e Coronës, e cila e ka goditur fuqishëm SHBA, me më shumë se 230.000 të vdekur, SHBA ka numrin më të lartë të viktimave të Coronës. Biden e ka kritikuar politikën e ndjekur nga Trump në menaxhimin e pandemisë.

SHKARKO APP