Sherr Ngjela-Rakipi në studio: “I dehur, i çmendur, budalla avokat!”

Ka qenë një përplasje e fortë ajo që ka ndodhur mes avokat Spartak Ngjelës dhe gazetarit Ylli Rakipi në studion e emisionit të Rudina Xhungës. Avokati prej kohësh ka vënë në shënjestër Sali Berishën dhe Ilir Metën, si dy personat që do të sakrifikohen nga reforma në drejtësi.

Madje në studio, mbrëmjen e së hënës ai përmendi edhe zyrat e FBI, që sipas tij do të jenë funksionale në Tiranë. Në debat është përfshirë me tone të larta edhe gazetari Rakipi dhe mes të dyve nuk janë kursyer edhe fyerjet.

Tensioni është rritur kur Ngjela i tha Rakipit: “Ti ke ardhur i pirë në emision dhe ke problem disniveli”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rakipi ia ka kthyer: “Ti je i çmendur, idiot dhe budalla avokat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?