Sherr te Ligjet, Bylykbashi-Manjës: Mos bëj si karagjoz

PD në strategjinë e saj, ka që në çdo pjesëmarrje në Komisionet Parlamentare të flasë vetëm për çëshjten ”Xhafaj”. Me tension dhe debat të ashpër nisi mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Në debat u përfshinë deputetët e PD-së: Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, me kryetarin e komisionit Ulsi Manja. Ky i fundit nuk lejoi diskutime jashtë rendit të ditës. Bylykbashi iu drejtua Manjës se po sillej si karagjoz, ndërsa kreu i Ligjeve iu përgjigj se karagjozin të shkojë dhe ta tregojë në vend tjetër.

Gent Strazimiri: Kalendari nuk permban ceshtjen me te rendesishme si ceshtja “Xhafaj”. Ka 10 dite me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga nje narkoqeveri me nje narko koperture me nje narko qeveri. Qeveria u kap me pras ne duar.

Oerd Bylykbashi: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu. Ministri i brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të për trafik të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulsi Manja: Karagjozin shko dhe tregoje në vend tjetër….

Swiss Digital Mobile Reklama

Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendsghëm mbron krimin në qeveri.

Ulsi Manja: Si e kishte ai “Babolja”…?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?