Sherret mes bandave po vrasin njerëz të pafajshëm, Abilekaj: Këtu krimi është vetë shteti
Sherret mes grupeve rivale po vrasin qytetarë të pafajshëm, siç ndodhi me 58-vjeçaren Mimoza Paja në Don Bosko. Analisti Enton Abilekaj, thotë se kjo vetëgjyqësi buron nga thirrja e bërë nga vetë kryeministri kur shprehej kokat le të hanë.
Për të është e patolerueshme që asnjë zyrtar nuk doli sot të kërkonte minimalja një ndjesë që iku jeta e një personi të pafajshëm, ndërsa shtoi se këtu krimi është vetë shteti.
”Kjo vetëgjyqësi buron nga një thirrje e kryeministrit kur shprehej që kokat le të hanë. Kemi një masakër që nuk kurseu asnjë, këto viktima janë skandali më i madh sepse asnjë zyrtar i shtetit shqiptar nuk doli të kërkonte falje. Kjo është mungesa më e madhe e humanizmit, skam parë zyrtarë ta bëjnë këtë. Vritet atje njeriu i pafajshëm dhe nuk del askush sot të kërkojnë minimalja ndjesë. Nuk po flasim për dorëheqje, ky është skandal ata e quajnë gjë normale këtë, por këtu krimi është shteti, këta nuk thonë as më fal”,-thotë Alibeaj.