“Sherri 27-vjeçar i gjyshit të Ramës me të vëllain për një mace”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasilit, ka folur për ligjin e plehrave dhe qëndrimet e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Pjesë nga intervista

Ligji i mbetjeve, duket sikur është një lojë ku aktorët herë pas here ndërrojnë vendet…

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur nuk ka qeveri, nuk ke kujt t’ia lesh përgjegjësinë. Kjo bisedë duhet të ishte bisedë e bilancit tre vjeçar. Simboli i bilancit u bë kazani, u bë plehu. Nuk mund të kishim gjetur asgjë me shpjeguese, më domethënëse se sa kazanin dhe plehun. E thotë Shekspiri diku ku drama është gracka ku shpirti mbeti si laraska. Kazani është gracka ku shpirti i Ramës mbeti si laraska. Të dalësh para shqiptarëve dhe të quash tradhti kombëtare importin e plehut katër vjet më parë dhe pas katër vitesh të thuash se se kam thënë kurrë për mbetjet, të kujton një histori personale të familjes së tij. Unë do tua them shqiptarëve, një të vërtetë të hidhur. gjyshi i tij dhe i vëllai për 27 vite nuk kanë folur me njëri-tjetrin, pse sepse aty në një gardh kaloi diçka dhe njëri tha ishte mace, tjetri tha ishte lepur. E dinë gjithë Vlora këtë, u zunë dhe për 27 vite nuk folën. Me ligjin e dajove të këtij do të duhen 27 vite të kuptojnë se mbetje dhe pleh janë e njëjta gjë. Qytetarët kur e hedhin këtë letër në kosh, thonë e hodhëm në koshin e plehrave. Ky do të bëjë një lojë fjalësh duke kujtuar macen me lepurin. Këtë nuk ja bëra unë këtij, ja bëri valixhja me 4 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeni fajtorë të dy?

E kam thënë në parlament, nëse do kisha patur faktet e sotme atë ligj nuk do ta kisha bërë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?