”Sherri” Ademi-Ndreu/ Komiteti i Politikave të Bashkive dhe Rajoneve: Uluni në dialog

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk e pranon shkarkimin e saj dhe emërimin e kryebashkiakut socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu në krye të Shoqatës së Bashkive, post që Ademi e mbante prej vitesh. Po ashtu ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të mos e certifikojnë zgjedhjen e tij duke e vlerësuar procesin si jokushtetues.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Komiteti i Politikave të Bashkive dhe Rajoneve, organizatë e Këshillit Europian. Organizata europiane në të cilën bëjnë pjesë 41 shtete dhe 60 shoqata bashkish, u ka bërë thirrje palëve të përfshihen në dialog politik e teknik për gjetjen e një zgjidhjeje legjitime.

“Duke pasur parasysh rolin tonë të rëndësishëm në përfaqësimin e qeverisjes vendore europiane dhe shoqatave përkatëse, ju bëjmë thirrje palëve të interesuara dhe dy shoqatave të nisin menjëherë dialogun politik dhe teknik për të arritur një vizion të përbashkët në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe në respekt të legjitimitetit të njëri tjetrit”, thuhet nga organizata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera në reagim paralajmërohet se mund të ngrihet statusi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, deri në gjetjen e një zgjidhjeje. “Në përputhje me parimet e Kartës Europiane për Autonomi Vendore dhe parimet e CEMR për pluralizëm politik dhe vlera demokratike, ne do të ngrijmë statusin e anëtarësisë së ShBSh deri në gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?