Sherri me Açkën, Flamur Noka: ”Brava” po keqpërdor gratë si padroni i tij Rama

Deputeti i grupit të Berishës, Flamur Noka ka shpjeguar atë se çfarë ndodhi sot në Komisionin e Mediat, ku së bashku me Gazment Bardhit patën një përplasje me kolegen e tyre, Flutura Açka, e cila është me grupin e Bashës.

Duke pasur një lloj reflektimi, ndonëse jo në masën për të kërkuar falje, Noka tha se u detyrua që të reagojë kur pa sesi Brava, siç quan Lulzim Bashën, po përdorte të njëjtin skenar sipas tij si Edi Rama, duke keqpërdorur gratë.

”Ajo që u konstatua sot është se Barava njëlloj si padroni i tij gjeti një mënyrë për të keqpërdorur disa zonja dhe kjo është gjëja më e turpshme dhe më e rëndë, për të penguar aksionin dhe sinkroniozuar linjën politike me ramës. Ky është perversitet. I keqpërdorën sepse ne kemi për 3 muaj e gjysmë jemi në mosbindje civile. U ndjeva shumë keq kur zonja thoshte që këtu jam unë në shtëpinë time, dilni ju jashtë. Ndihem keq që ne u detyruam të bllokojmë seancën, por ndihem keq kur një kolege e jona që është aty me votat e demokratëve, ajo bën gjithçka me urdhër”, tha Noka në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?