Sherri me Bankers, Braçe: Më në fund ka një qeveri që vendos

 

 

Deputeti Erjon Braçe ka reaguar sot për konfliktin mes Bankers dhe Qeverisë Shqiptare. Ai mbron vendimin e qeverisë, duke u shprehur se më në fund ka një qeveri që po vendos në favor të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Braçes

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pasritë jane te shqiptareve, operatoret te zbatojne ligjet!! Me ne fund, pas 25 vitesh; Ka nje qeveri qe flet per  pasurite kombetare te te gjithe shqiptareve!! Me ne fund, shume qarte, interesi publik po i jep kuptim mbase betejes me parimore te kesaj Qeverie.

Prej vitesh, nje maredhenie e ndertuar keq, me favore,  perjashtime te njepasnjeshme, te cilat, kane bere qe kompanite e medha te paguajne tatim fitimi me pak se kushdo, me pak edhe se biznesi i vogel, shoqeruar me nje maredhenie klienteliste qe detyronte mbyllje sysh, ka bere qe: Shteti Shqiptar te mos marre ate qe i takon nga pasuria kombetare.

Kohet kane ndryshuar; kerkush nuk mund te kercenoje kete vend, ekonomine e tij, me pasurite e ketij vendi dhe per perfitime te pandershme!! Bankers duhet te kuptoj qe eshte ne kete vend thjesht nje operator,  i favorizuar me shume se kushdo, i mbeshtetur e garantuar po aq;

Por duhet te kuptoj; Ne nuk jemi me budallenjte qe numerojme fitimet e te tjereve dhe falim ate qe na takon sipas ligjeve ne fuqi. Deri ketu!!

Tani dy gjera kam; Me pelqen te shoh pa mase qendrimin e mediave ne kete rast; vendi apo reklama, nga do shkojne; Me pelqen te shoh pa mase qendrimin e opozites, tani, para 8 dhjetorit qe te gjithe te kuptoni se ska asnje parim aty”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?