Sherri me tifozët holandezë, reagon edhe Policia e Shtetit: Ka të shoqëruar
Problemet mes tifozëve kanë nisur 24 orë para finales së madhe. Sherri në Tiranë mes tifozëve holandezë dhe shqiptarëve, përfundoi me një 45-vjeçar të dërguar në spital. Policia e Shtetit, bën me dije se sherri ka ndodhur mes 8 tifozëve holandezë, të cilët kanë qenë në gjendje të dehur, dhe 45-vjeçarit me iniciaole A.G. Për këtë sherr policia ka shoqëruar tifozët holandezë.
Njoftimi
Tiranë
Informacion paraprak Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A.G, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.