Debati për mandatin e deputetit, Endri Shabani i përgjigjet Lapajt: Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon…

Sherri në koalicionin e partive të reja Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit mbetet i hapur, me akuza dhe kundërakuza, deri në kërcënime publike.

Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, ka sqaruar sot se ashtu sikurse dorëheqja e Adriatik Lapajt nga mandati që deklaroi para zgjedhjeve nëse do merrej vetëm një deputet nga koalicioni, nuk ishte pjesë e marrëveshjes, po ashtu edhe dorëheqja e Zeqir Kordhonit nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Shabani ka bërë sot një sqarim publik në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe dokumente të marrëveshjes së koalicionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sqarim publik:

Swiss Digital Mobile Reklama

“SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë.

Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?

Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?

Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.

Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë – si ajo e Adriatikut.

Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa!

Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?