Sherri për mandatin e vetëm, Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht se kush do të shkojë në Kuvend
Edhe pse mbi 63 mijë vota, në zgjedhjet e 11 Majit, koalicioni mes Lapajt dhe Shabanit mori vetëm një mandat, por më pas u panë në një përplasje se kush do të shkojë në Kuvend.
Më 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë.
Kryekomisioneri Celibashi ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, ndërsa KAS e kaloi tek Ana Dajko.
Tashmë do të jetë Kolegji që do të përcaktojë se cili do të jetë deputeti i këtij koalicioni, ku Shqipëria Bëhet kërkon të jetë Lapaj përfaqësuesi i tyre në Parlament.
KOHA JONË SONDAZH

