Sheshi i ri “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, Rama: Vepër me një funksionalitet të plotë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Gjirokastër, zhvilloi një inspektim edhe te Sheshi i ri “Çerçiz Topulli”.

Ky shesh është shndërruar tashmë në një vepër me një funksionalitet të plotë si parkim nëntokësor dhe një hapësirë estetike me identitet arkitektonik të veçantë.

“Sheshi i ri i Çerçizit, modeli që tregon ç’fytyrë, ç’përmasa e ç’koncept ka vizioni për zhvillim të qëndrueshëm, një vepër me një funksionalitet të plotë si parkim nëntokësor dhe një hapësirë estetike me identitet arkitektonik të veçantë. Ky është sheshi që Çeços e gjithë gjirokastritëve u ka hije”, thekson kreu i qeverisë.

SHKARKO APP