Shifrat: Në Vorë PS “braktisi” LSI-në, në Kamëz LSI “braktisi” PS-në
Anëtarët dhe simpatizantët e PS-së nuk e kanë votuar kandidatin e LSI-së në bashkinë e Vorës. PS dhe LSI rezultojnë të kenë marrë më shumë vota se PD, si subjekte partiake dhe nëse anëtarët e tyre do të ndanin të njëjtin mendim edhe për kandidatin, kandidati i LSI Luan Sallaku do të kishte fituar thellësisht. LSI, megjithatë vazhdon të protestojë duke e konisderuar të manipuluar rezultatin, pasi kandidatii saj humbi me një numër të ngushtë votash. Por nëse do të kishte mbështetjen e mjaftueshme nga simpatizantët e PS-së, nuk do të diskutohej fitorja e Sallakut.
Sallaku e humbi garën përballë kryebashkiakut aktual Fiqiri Ismaili. PD mori 4438 vota, LSI 3833 dhe PS 2303.
Ka ndodhur e kundërta në Kamëz, teksa simpatizantët e LSI nuk kanë votuar mjaftueshëm kandidatin socialist, Safet Gjici . Mazhoranca e humbi Bashkinnë e Kamzës, por do të ketë mundësi ta kontrollojë kryetarin e bashkisë, Xhelal Mziu, që fitoi për herë të tretë, mandatin.
Në Këshillin Bashkiak Kamëz, PS – LSI do të kenë shumicën sepse në mbyllje të numërimit të votave rezulton se PD ka marrë 12 mandate, LSI-ja 9 dhe PS-ja 8 mandate. Edhe këtu duket se anëtarët e LSI nuk kanë votuar kandidatin socialist Gjici.