“Shihemi nesër në orën 10:00”, Veliaj i fton të gjithë në ceremoninë për nder të kampiones Luiza Gega
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i fton të gjithë qytetarët që nesër t’i bashkohem ceremonisë për nder të kampiones së parë europiane të atletikës, Luiza Gega.
Ceremonia do zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Kryeqytet.
“SHIHEMI NESËR në 10.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanelën kuqezi të Shqipërisë”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
View this post on Instagram