Shihni si ju kap “droni i edukues” kur shkelni rregullat e qarkullimit rrugor (VIDEO)

Policia e Tiranës ka publikuar një video e cila tregon fragmente pamjesh kur droni ka kapur shkeljet e kryera nga automjetet.

Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”, shkruan policia krahas pamjeve që sjell.

SHKARKO APP