Nga negociatat me pengmarrësit tek operacionet për arrestimin e kriminelëve, shihni si stërviten forcat RENEA (Video)

Forcat RENEA mbushin sot 30-vjetorin e krijimit të tyre.

Nga një operacion policie për kapjen e kriminelëve te lirimi i një pengu. Snajper të vendosur në pikën më të lartë, lëvizje të shpejta me makina e blinda, qen të stërvitur dhe aksion. Këto janë pamjet nga stërvitja e forcave tona speciale të Policisë, Forcave RENEA gjatë një simulimi të bërë sot me rastin e 30-vjetorit të themelimit të tyre.

Nuk ka munguar një simulim pengmarrjeje, ku autori i vë kushte policisë. Teksa nga një anë negociohet për lirimin e pengut, nga ana tjetër forca të tjerë rrethojnë autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?