Shikoni pamjet e rralla brenda laboratorit të virologjisë në Wuhan, nga ku dyshohet se rrodhi koronavirusi (Video)

Koronavirusi vazhdon të mbajë në ankth e frikë gjithë njerëzimin.

Media e njohur ndërkombëtare Daily Mail ka publikuar pamjet e rralla brenda laboratorit të virologjisë në Wuhan, nga ku dyshohet se rrodhi koronavirusi që po vret qindra mijëra njerëz në të gjithë botën.

Instituti i Virologjisë në Wuhan, i cili mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës globale, shkruan media e njohur Daily Mail.

Shumë teori pohojnë se virusi ka rrjedhur nga ky institucion, i cili ka laboratorin e vetëm të Kinës me nivelin më të lartë të biosigurisë së P4.

Një video e publikuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër të këtij instituti.

Laboratori është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze. Ai u përfundua në vitin 2015 dhe u hap zyrtarisht në vitin 2018. Në pamje, një studiues, i quajtur Zhang Huajun, demonstron se si ai dhe një koleg i tij vendosin dy shtresa të rrobave mbrojtëse dhe kalojnë pesë dhoma përpara se të hynin në pjesën thelbësore të laboratorit.

Thuhet se laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një “kuti” me viruse dhe një dhomë për “shpërndarjen” e kafshëve. Supozohet se njëzet e katër shkencëtarë mund të punojnë atje në të njëjtën kohë.

Studiuesi Zhang tha se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas.

SHKARKO APP