Shinasi Rama: Jemi popull katundar por krenar, përfunduam në një shtet oligarkik
Ligjëruesi dhe profesori Shinasi Rama është shprehur se shqiptarët kudo janë të njëjtë, pavarësisht dallimeve të ndryshme.
“Ne jemi një popull katundar, dhe si katundar nuk jemi fshatar që jemi dhunuar e cilindo që ta merresh e sheh nga mbiemri. Ne jemi katundar e jemi krenar që jemi, sepse katundari e ka një strukturë i cili e lidh individin njëjtë sikurse shteti”.
“Katundari jeton për dinjitet, e ky dinjitet i joni nuk vritet kurrë, njerëzit tonë kanë bërë kompromise të shpejta por të gjitha këto janë bërë për ta ruajtur këtë dinjitet”.
Ai ka thënë se në Kosovë e Shqipëri që e përdorin këtë dinjitet, që tregojnë se njeriu i dinjitetshëm është virtyti më i madh.
Rama ka thënë se populli shqiptar jeton me të njëjtat tradita.
“Në rastin e njerëzve tonë, katundarëve tonë, njerëzit tonë janë njerëz me dinjitet”.
Ligjëruesi dhe profesori, Shinasi Rama foli në studion e Baton Haxhiut në Zona B, Klan Kosova.
Ai duke folur për gjendjen aktuale në Shqipëri, ka thënë se ajo është një gjendje jo shumë e mirë.
“Tirana dhe Shqipëria janë në gjendje të rëndë, tashmë shumë të vështirë e të kuptueshme për shtresën politike “.
“Në dhjetor të vitit 1990 të gjithë ne kemi pasur një shpresë se të gjithë ne do të ndërtojmë një shtet të ri duke përdorur burime njerëzore e materiale që i kishim të mundshme”.
“Në një mënyrë që të ishim një shtet i krahasueshëm me shtetet e Evropës Lindore, e ne përfunduam në një shtet në oligarki”.
Ai madje ka krahasuar këtë gjendje edhe me një përrallë duke u shprehur se “përrallat nuk janë vetëm për fëmijë”.
“Tek përralla 1001 netë, ato 200 familje që kanë 80 % të pasurisë duhet ti bindin që po jetojnë në një shtet të mirë, e çdo ditë duhet të tregojnë këto përralla”.
“Kjo gënjeshtër ka fituar për kaq shumë vite, për një arsye të vetme, paria politike e jona ka vjedh vetëm shtetin në radhë të parë e ka lënë njerëzit që të vjedhin njëri-tjetrin”.
“Askush nuk i është kundërvënë parisë sepse u lejonte njerëzve të bënin çfarëdo, duke vjedhur, ndërtuar pa leje kurse paria po pasurohej duke bërë monopole”.
Sipas tij, ky dualitet e lejoi gjendjen të vazhdojë.
KOHA JONË SONDAZH

