SHISH ndihmë SPAK-ut për korrupsionin, do të ndjekë zyrtarët e korruptuar

“Unë pres që dhe Shërbimi Informativ t’i bashkohet thellësisht kësaj lufte, duke u transformuar me forcën e së drejtës që i jep detyra, të së vërtetës dhe të profesionalizmit që kërkon misioni nga një dispeçeri kombëtare thashethemesh me shkrim ku duhet të lexosh 1000 faqe për të gjetur një fletë me informacion kuptimplotë për keqbërësit brenda zyrave të shtetit apo rreth institucioneve të shtetit”.

Ky deklarim i krye-socialistit Edi Rama gjatë Asambelsë së PS-së mund të ketë ardhur si rrufe në qiell të hapur për Asamblenë Kombëtare Socialiste, por aspak i tillë për njerëzit e Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas TCH, në mbledhjen e parë të Vlora Hysenit, me drejtorët e departamenteve në Aparatin Qendror e ata të rretheve, kur mori detyrën e numrit një të inteligjencës shqiptare, kërkoi informacione kualitative e jo thjesht për mbyllur ditën e punës.

Një prej porosive të drejtores Hyseni ishte për drejtorinë e antikorrupsionit në SHISH, për më shumë informacion mbledhje, me fokus zyrtarë të korruptuar në të gjithë nivelet. Pritshmëritë për organin kryesor të sigurisë në vend, lidhen thelbësisht me qasjen e drejtuar nga inteligjenca për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, krahas aspekteve të tjera që lidhen me sigurinë rajonale e më gjerë, ku SHISH ka qenë dhe vijon të jetë kontribuues.

SHKARKO APP