SHISH: Shërbimet e huaja inteligjente mbikëqyrin Shqipërinë
Në raportin e fundit, Shërbimi Informativ Shtetëror, thekson se shërbimet e huaja janë aktive në Shqipëri, duke monitoruar zhvillimet e brendshme e marrëdhëniet me NATO-n.
Sipas SHISH të burgosurit për terrorizëm vijojnë aktivitetin e tyre në burgje. SHISH po ashtu thotë se në qendër të aktivitetit të tyre është grumbullimi i informacionit për zhvillimet e brendshme politike dhe sigurisë. Këto shërbime po monitorojnë stërvitjet ushtarake me NATO-n, marrëdhëniet me vendet e saj dhe fqinjët.
”Në vendet e tjera të rajonit, agjencitë jomiqësore të inteligjencës po shtojnë problematikat ndëretnike e ndërfetare dhe po mbështesin faktorët destabilizues të brendshëm”.
Grupet kriminale, vlerëson Shërbimi Infromativ Shqiptar po bëhet më heterogjene dhe kanë zgjeruar fushat e verprimtarisë. Trafikantët e drogës, kanë krijuar lidhje të shkurtra e direkte me prodhuesit, duke rritur ndikimin.