Erion Braçe: Deputetë me shishe me benzinë në çanta!
Deputeti i PS-së, Erion Braçe u shpreh i shqetësuar gjatë seancës plenare sot në Kuvend, ku tha se kolegët e tij nga PD, vijnë në seancë me shishe me benzinë që i mbajnë në çanta. Teksa veprimet i quan si penale, Braçe shton se sjellja është e ardhur nga mendësia kriminale e rrugës. ”Të vish i përgatitur, me çanta të mbushura me shishe me benzinë, të refuzosh kontrollin e çantave të mbushura me shishe me benzinë e lëndë të tjera të dëmshme, tregon se po e çon sulmin në një nivel tjetër që synon jetën e çdokujt që mendon ndryshe”,-tha Braçe.
Postimi i plotë
Sulmi fizik është reagimi më i ndyrë që një qenie njerëzore mund ti bëj një tjetër qenie njerëzore; e bën një kafshë, por një deputet nuk mund të kthehet në kafshë. Sulmi fizik po bëhet agresiv dhe i rrezikshëm brenda sallës së Kuvendit; të vish i përgatitur, me çanta të mbushura me shishe me benzinë, të refuzosh kontrollin e çantave të mbushura me shishe me benzinë e lëndë të tjera të dëmshme, tregon se po e çon sulmin në një nivel tjetër që synon jetën e çdokujt që mendon ndryshe.
Ta legjitimosh sulmin fizik e ta kthesh në normalitet, brenda sallës së Kuvendit, është një krim i ndyrë por penale, e gjitha e ardhur nga mendësia kriminale e rrugës. Sulmi fizik në Kuvend e ambjentet e tij, nuk dëshmon mungesë të demokracisë, por minim të demokracisë; sa herë Shqipëria bën një hap të rëndësishëm përpara, është e njëjta parti, pronë personale e një njeriu që e ngref këtë parti kundër Shqipeërisë e shqiptarëve; natyrisht që e gjitha kjo ka dhe anën e saj qesharake.
Dëgjoja sot një deputet-kryetar që na akuzonte ne për gjendjen e tmerrshme të PD-së, pra na bënte ne fajtor; në fakt ai iku nga PD e bëri një parti tjetër, duke dëshmuar edhe me fort se problemi është i saj dhe brenda asaj partie; por kur hall është emri në listë, fajtorët jemi ne, kur emri nuk është më fare në listë, fajtori është reali, ai i partisë se tyre! Apo jo Dashi?