Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave, në pranga shoferi i ”Benzit”. Ishte i dehur

Shkaktari i tragjedisë me dy viktima dhe dy të plagosura rëndë në aksidentin e ndodhur në dalje të Tunelit të Elbasanit, është 58-vjeçari Behar Pema. Drejtuesi i mjetit tip ”Benz”, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar tashmë nga policia. Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip “Volkswagen”, me të cilën udhëtonin katër vajzat mbrëmjen e kësaj të diele.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, bënë të mundur nxjerrjen e vajzave nga mjeti, pasi ishin të bllokuara dhe u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore por dy prej tyre si pasojë e plagëve të marra ndërruan jetë në spital. Njëra nga të plagosurat u nxor pas 30 minutash nga zjarrfikësit. Dy viktimat nga aksidenti tragjik ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme.

Fillimisht vajzat kanë mbetur të bllokuara në mjet dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për t’i nxjerrë që aty. Ato janë transportuar drejt Traumës, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë. Edhe vetë Pema ka marrë lëndime e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

SHKARKO APP