Shkaku i krizës ekonomike? Vasili: 10 arsye pse narkoekonomia oligarkike e Ramës është problemi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili rendit 10 arsye pse sipas tij, problemi në vend nga kriza ekonomike nuk vjen nga bankat, por nga narkoekonomia oligarkike e Edi Ramës. Vasili shkruan edhe se biznesmenet shqiptare për shkak të Ramës transferojnë kapitalet dhe detyrohen të investojnë jashtë Shqipërisë, sepse  gjejnë kushte normale që në Shqipëri janë asgjësuar nga Rama dhe Rilindja.

Postimi i plotë nga Petrit Vasili

Rama është qartësisht në hall dhe shumë të madh bile. Rama, si gjithmonë përgjegjësinë e tij direkte dhe shumë të rëndë për krizën e thellë ekonomike, kërkon t’ua lërë në derë bankave. Pra sipas kryepergjegjesit dhe kryefajtorit Edi Rama, na qenka faji bankave, që medemek vështirësojnë kreditimin, prandaj ka edhe rënie ekonomike. Por realiteti shumë i qartë flet krejt ndryshe. Asnjë faj nuk i kanë bankat Edi Ramës, i cili me ndërgjegje të plotë ka shkatërruar dhe destrukturuar ekonominë e vendit. Fajtori i vetëm është Edi Rama për së paku dhjetë arsye të mëdha asgjësuese:

📌 Për shkatërrimin dhe klimën asfiksuese të biznesit si në asnjë vend të rajonit e më gjerë.

📌 Për korrupsionin e pandalshëm dhe në çdo qelizë të administratës rilindase, që e ka bërë Shqipërinë vendin e dytë në botë për korrupsion.

📌 Për sundimin e oligarkëve dhe monopolet që kanë krijuar duke vrarë konkurencën e lirë dhe frymëmarrjen e biznesit.

📌 Për arsye se oligarkë dhe trafikantë urdhërojnë ligjet e bëra me porosi dhe të votuara nga Rama dhe Rilindja, për llogari të tyre.

📌 Biznesmenet shqiptare për shkak të Ramës transferojnë kapitalet dhe detyrohen të investojnë jashtë Shqipërisë sepse andej gjejnë kushte normale, që në Shqipëri janë asgjësuar nga Rama dhe Rilindja.

📌 Për shkak se tenderat, koncesionet deri edhe te çmimet e naftes, vajit dhe bukes i ndan pazari i Rames me oligarket dhe jo trasparenca fiscale.

📌 Për shkak se mbreterimi i parase se piset , qe e mban Shqiperine ne listen e zeze te Moneyval dhe qe vret bisnesin e ndershem duke e falimentuar dhe larguar nga vendi.

📌 Narkotrafikantet e shnderruar ne bidnesmene rrembejne tendera punesh publike, rrembejne gjoja investime strategjike, rrembejne prona shteterore e private.

📌 Borxhi publik i tmerrshem dhe shkaterrimtar per ekonomine, qe nuk realizon asnje lloj zhvillimi, por finamcon korrupsionin dhe perfundon ne xhepat e qeverise dhe oligarkeve kliente te saj.

📌 Qeveria edhe ne kushtet e renda te Pandemise nuk i dha asnje mbeshtetje bisnesit, sic bene te gjithe vendet e rajonit, por u lumturua me falimentimin masiv te tij sepse kjo u leverdiste oligarkeve te dashur te saj.

Rama eshte arsyeja e vetme sepse bisnesi po perjeton krizen me te rende te pluralizmit dhe jo Bankat, kjo eshte e qarte si drita e diellit. Çdo dite me shume e Rames ne pushtet eshte nje lajm i zi per ekonomine kombetare dhe buxhetin e çdo familjeje shqiptare.

SHKARKO APP